Ore e Ndalur

Në dhomën time dielli zbret
Sot jo nuk e ndjej dorën që troket
Në mur varur rri shalli yt
E gjithçka e jotja është aty si një pikturë në syrin tim
Koha ndal , k’të çast ma fal

Orë e ndalur, e përmallur, vetëm vetëm ka mbet’
Jam zemërthyer, kam frikë ta prek,
Ajo … ajo ka jetë

Jo nuk e dëgjoj zërin tënd
Qetësinë se prish asgjë veç hapi yt i rënd
Në mur varur rri shalli yt
E gjithçka e jotja është aty si një pikturë në syrin tim

Koha ndal, k’të çast ma fal
Orë e ndalur, e përmallur, vetëm vetëm ka mbet’
Jam zemërthyer, kam frikë ta prek,
Ajo … ajo ka jetë

Mbyll syte të shoh ti je kudo
Në trup, në shpirt, lart atje
Orë e ndalur, e përmallur, vetëm vetëm ka mbet’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *